BallinaLajmeHoti i ashpër me diplomacinë e Kosovës

Hoti i ashpër me diplomacinë e Kosovës

Të ngjajshme

Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen projektligjet për ratifikimin e disa marrëveshjeve

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje...

Kryeprokurori Gashi krahas politikanëve në stadium, reagon Prokuroria: Moment i rastësishëm festiv

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është...

Kryeprokurori Gashi u pa me politikanë gjatë ndeshjes Sllovaki-Kosovë, Prokuroria: Rastësi, s’ka afërsi me personat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është...
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur kritikë me diplomacinë kosovare.

Hoti ka thënë se tani aktivitet kryesor i diplomacisë kosovare është parandalimi i tërheqjeve të njohjeve. Madje, thotë se, “ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse”.

Postimi i plotë i Hotit:

DIPLOMACIA E KOMPROMETUAR E SHTETIT TË KOSOVËS

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz