BallinaLajmeHoti flet për mësimin nga 1 shtatori, thotë se mësimi online do...

Hoti flet për mësimin nga 1 shtatori, thotë se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv

Të ngjajshme

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot së bashku me zëvendëskryeministrat me Ministrin e Arsimit, ekspertë të fushave, në konsultim me Komunat dhe SBASHK’un kanë biseduar për organizimin e mësimit nga data 1 shtator, raporton Gazeta Express.

Hoti në Facebook ka shkruar se Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

“Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv. Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet. Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë. Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës. Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz