back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeHoti e bën bashkëfajtore edhe Vjosa Osmanin për goditjen që i dha...

Hoti e bën bashkëfajtore edhe Vjosa Osmanin për goditjen që i dha dje SHBA Kosovës: S’përmbushi detyrimin kushtetues si presidente

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Punime, ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me...

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se goditja që SHBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk do të ndryshojë qasja politike në Kosovë. Hoti ka thënë se s’duhet harruar edhe faktin se Kosova është nën masa të BE-së.

Deputeti i LDK-së në një reagim në profilin e tij ka shtuar se një goditje e tillë do të ishte evituar nëse presidentja Vjosa Osmani do të kishte përmbushur detyrimin kushtetuese për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Kushtetueses, gjyqësorin, prokurorinë, gazetarët, bizneset e të gjitha komunitetet nga sulmet e Albin Kurtit.

 “Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit”, ka shkruar Hoti.

“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare”, ka përfunduar Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz