Hoti: Abuzimi me paranë publike duhet të marrë fund më 7 qershor
dp

Lexo edheDaut Haradinaj: Masakra e Dubravës dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë – e vërteta nuk mund të fshihet

Në një reagim publik, Hoti tha se 10 ndërmarrje publike kanë marrë opinion negativ nga auditori, çka sipas tij tregon mungesë të kontrollit financiar dhe paqartësi në mënyrën e shpenzimit të mjeteve publike.
Ai theksoi se në një nga ndërmarrjet publike kanë dështuar pothuajse të gjitha hallkat e mbikëqyrjes institucionale, ndërsa bëri të ditur se Zyra Kombëtare e Auditimit ka dërguar 80 lëndë në Prokurorinë e Shtetit vetëm për shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2025.
Hoti akuzoi pushtetin se ka emëruar zyrtarë partiakë në borde dhe pozita drejtuese të ndërmarrjeve publike, duke shtuar se “abuzimi me paranë publike mund dhe duhet të ndalet më 7 qershor përmes votës së lirë”.

Lexo edheDaut Haradinaj: Masakra e Dubravës dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë – e vërteta nuk mund të fshihet