BallinaLajmeHoti: 30% e kosovarëve s’besojnë që ka virus, kjo është e patolerueshme

Hoti: 30% e kosovarëve s’besojnë që ka virus, kjo është e patolerueshme

Të ngjajshme

Ndalimi i internetit në Iran hyn në ditën e 30-të

Bllokada e internetit në Iran ka hyrë në ditën...

Beqir Musliu, i pari poet postmodern shqiptar

Nga Teki Dërvishi Poeti, romansieri, dramaturgu, eseisti dhe publicisti Beqir...

“S’ka virus”, është bërë një prej shprehjeve më të shpeshta të këtyre ditëve, e cila po përdoret me ironi nga shumë qytetarë sa herë që ka shtim të rasteve të të infektuarve me COVID-19.

E duke se një shprehje të tillë të cilën e ka thënë ish-deputeti Labinot Tahiri, në një protestë ku kërkonte lejimin e dasmave, e besojnë edhe 30 % e kosovarëve.

Një gjë të tillë e ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konference për media, duke treguar se do të fillojnë me publikimin e reportazheve ditore nga Klinika Infektive për t’iu treguar qytetarëve se me çfarë përballen të shtruarit në spital të infektuar me COVID-19.

“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai gjithashtu ka thënë se do të hartojnë një strategji të komunikimit në bashkëpunim me mediat./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz