back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHotelierët kërkojnë që nga e hëna të lejohen dasmat me 200 persona

Hotelierët kërkojnë që nga e hëna të lejohen dasmat me 200 persona

Të ngjajshme

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Pronarët e sallave të dasmave janë të shqetësuar që gastronomia është lejuar të hapet nga dita e hënë, ndërsa sallat e dasmave vazhdojnë të jenë të mbyllura tash e 500 ditë.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në takimin e mbajtur sot me disa pronarë të sallave të dasmave nga të gjitha komunat lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, ka kërkuar nga Qeveria përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që të hapet edhe ky sektor për mbajtjen e dasmave me 200 vetë.

Mesazhi i tyre ishte: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë”

Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva theksoi se pas kësaj mbyllje që është kundërshtuar vazhdimisht, por tash tha se janë të këmbëngulur për hapje, dhe siç theksoi ai në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia janë duke hartuar manualin për udhëzimin e punës.

“Kemi pasur takim dhe jemi në takime, jemi në procedurë me ministrin Vitia me të cilin jemi duke bërë një manual i cili kishte me qenë si udhëzues se si gastronomia, hoteleria, do të punojnë pas hapjes së kësaj veprimtarie. Ne do të jemi mjaft të kujdesshëm në atë manual, sepse për atë çka vendoset në manual, ajo duhet edhe të zbatohet, sepse do të jemi partner i përbashkët me Qeverinë, përkatësisht me ministrin përkatëse[…]nëse është e lejuar 10 metra katror katër klient në çfarë do restoranti ose çfarë do salle e mbyllur apo e hapur, pse mos të lejohen edhe për 10 metër katror për katër klientë për sallat e dasmave. Kështu që ne nuk kemi kërkuar diçka më shumë, diku rreth 150, maksimumi 200 veta. 200 veta deri në 1 mijë metra katror, madje e pa hijshme duken sallat kur e sheh me pak njerëz”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz