Horror, gjendet një trup i një shqiptari i copëtuar në rrugë
01

Lexo edheHoxhaj takon Mogherinin: Më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë.
Burime të policisë kanë thënë për Lapsi.al se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.
Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë.
Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupit i mungonin disa gjymtyrë.
Lexo edheHoxhaj takon Mogherinin: Më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës.
Policia nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen. /lapsi.al/