back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaJetëKurioziteteHoroskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Të ngjajshme

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Çdo muaj ka ngritjet dhe uljet e veta, si edhe periudha qetësie që sjellin fillime të reja. Ka edhe momente kur energjia duket sikur nuk mbaron dhe lind nevoja për të bërë shumë gjëra njëkohësisht.

Ndërsa hyjmë në shkurt, një muaj që, për të qenë të sinqertë, do të jetë paksa i trazuar për shkak të ngjarjeve të ndryshme kozmike, do të na duhet të mësojmë të përshtatemi me rrethanat.

Energjia më e fortë e kësaj jave është Hëna e Plotë në Luan, e cila kulmoi më 1 shkurt. Ashtu si çdo Hënë e Plotë, ndikimi i saj ndihet disa ditë para dhe pas, ndaj gjatë gjithë javës do të përjetojmë energjinë e zjarrtë, pasionante dhe plot gjallëri të shenjës së Luanit.

Vëmendja do të jetë veçanërisht te marrëdhëniet, disa do të nisin njohje të reja, ndërsa të tjerë do të forcojnë ose përfundojnë lidhjet ekzistuese.

Urani nuk do të jetë më në prapavijë në datën 3 shkurt dhe kjo mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj.

Sa herë që një planet i madh ndryshon drejtim, shpesh zbulojmë diçka të rëndësishme ose marrim një vendim të madh dhe kjo pritet të ndodhë në çdo moment gjatë kësaj jave.

Mërkuri hyn në shenjën e Peshqve më 6 shkurt, duke bërë që mënyra se si i mendojmë gjërat të jetë më emocionale e intuitive.

Tregohuni të kujdesshëm ndaj lajmeve tronditëse apo keqkuptimeve që mund të hasni më 5 shkurt. Nëse mundeni, shmangni firmosjen e kontratave atë ditë.

Dashi

Kjo javë përqendrohet te pasionet tuaja, Dash. Mund të merrni një vendim të madh në lidhje me romancën, shprehjen e mendimeve tuaja, krijimtarinë apo edhe thjesht duke bërë gjërat që ju pëlqejnë e frymëzojnë më së shumti. Mund të ndjeni sikur universi më në fund po ju plotëson një dëshirë. Gjithashtu, vëmendja pritet të jetë edhe te rrethi shoqëror.

Demi

Një javë mjaft e ngarkuar ju pret, Dem, pasi po ekuilibroni dy fusha të ndryshme të jetës suaj. Së pari, mund të merrni vendime të mëdha rreth shtëpisë dhe familjes. Mund të organizoni një takim të madh, po përgatiteni për t’u zhvendosur ose për të bërë një rinovim të mundshëm. Kjo mund të jetë mjaft emocionuese, por dëshirat personale mund të vendosen përballë përgjegjësive profesionale, ndaj do t’ju duhet të gjeni ekuilibrin.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do të ndjeni një dëshirë të madhe për t’u shprehur, udhëtuar apo edhe për të mësuar gjëra të reja. Rrallë qëndroni në vend dhe kjo javë do ta vërtetojë sërish. Gjithashtu, mund t’ju ofrohen disa mundësi njëkohësisht ose mund të merreni me projekte apo kontrata të shumta.

Gaforrja

Në astrologji, Gaforrja konsiderohet një nga shenjat më me fat kur bëhet fjalë për financat dhe kjo javë sjell shumë të reja në këtë drejtim. Nga njëra anë, mund t’ju ofrohet një rritje page ose shpërblim, por në të njëjtën kohë do t’ju duhet të shpenzoni për të arritur gjëra të mëdha. Megjithatë, përpiquni të ruani sa të mundeni atë që ka vërtet rëndësi për ju, sidomos financat.

Luani

Një nga javët më të rëndësishme të vitit ka mbërritur për ju, Luan, dhe jeni gati të shkëlqeni duke qenë në qendër të vëmendjes. Jeni të mbushur me forcë, autoritet dhe guxim, ndaj është shumë e rëndësishme të vendosni çfarë ka më shumë rëndësi për ju dhe ta përdorni gjithë energjinë për të shkuar drejt atij qëllimi. Kushtojini rëndësi marrëdhënieve personale dhe profesionale, pasi pritet të ndodhin shumë ndryshime.

Virgjëresha

Kjo javë sjell energji të paqëndrueshme për ju, Virgjëreshë, dhe përqendrohet te krijimtaria dhe shëndeti. Nga njëra anë, keni nevojë për pushim dhe qetësi, madje mund të bashkëpunoni me specialistë (edhe për gjëra të thjeshta, si një vizitë te dentisti). Nëse përballeni me një problem që lidhet me shëndetin mendor ose fizik, përpiquni t’i kushtoni rëndësi. Nga ana tjetër, mund të përballeni me çështje të rëndësishme në jetën profesionale, si fillimi apo përfundimi i një pune ose projekti.

Peshorja

Një javë emocionuese dhe festive ju pret, Peshore. Miqësitë janë në qendër të vëmendjes dhe ka gjasa të jeni shpesh jashtë dhe të merrni pjesë në aktivitete shoqërore. Është një moment i shkëlqyer për të njohur njerëz të rinj. Edhe pse energjia në lidhje me miqësitë është e fortë, çështjet që lidhen me romancën dhe pasionin papritur mund të jenë në vëmendjen tuaj.

Akrepi

Kjo javë premton shumë aktivitete, veçanërisht në lidhje me karrierën dhe ambiciet tuaja, Akrep. Mund të merrni një ofertë pune ose të gëzoni sukseset e punëve të kryera më parë. Nëse nuk jeni në drejtimin e duhur, mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar. Gjithashtu, një çështje e rëndësishme në lidhje me familjen mund të kërkojë vëmendjen tuaj.

Shigjetari

Do të jeni shumë pasionant këtë javë dhe universi ju shtyn drejt drejtimeve të reja. Kjo është koha e duhur për të bërë një udhëtim ose për të planifikuar diçka për një të ardhme të afërt. Nëse kjo nuk ndodh, do të fokusoheni drejt mundësive të reja. Hidheni hapin. Ecni përpara me guxim.

Bricjapi

Si shenjë Toke, ju nuk fokusoheni vetëm te fitimi i parave, por edhe te qëndrueshmëria e tyre, Bricjap. Kjo javë mund të sjellë ndryshime në të ardhurat tuaja, mund të merrni një shpërblim, të firmosni një marrëveshje, të përfitoni prej ndonjë trashëgimie ose mund të bëni një investim. Fati qëndron krah jush kur bëhet fjalë për financat, ndaj shfrytëzojeni me zgjuarsi këtë mundësi.

Ujori

Ky është një muaj i rëndësishëm për ju, Ujor, dhe marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Ekziston një nevojë e thellë për ekuilibër qoftë përmes tensioneve, qoftë përmes harmonisë dhe kjo mund të jetë një nga javët më vendimtare të vitit për të marrë vendime të rëndësishme. Dëshirat dhe planet tuaja vendosen në plan të parë, por jo gjithmonë ecin në të njëjtin drejtim. Mbani mend që është e rëndësishme të zgjidhni atë që është e duhura për ju.

Peshqit

Kjo javë është plot angazhime. Rutina, përgjegjësi dhe projekte të shumta po kërkojnë vëmendjen tuaj brenda së njëjtës kohe. Sigurohuni që gjithçka të jetë nën kontroll, në mënyrë që të mos lodheni teksa harxhoni shumë energji.

Të Fundit

Sport

ShowBiz