Hoqi monitorin e kyçit të këmbës/ Babai i Meghan Markle dërgohet nga arresti shtëpiak në burg
dp

Lexo edheMeghan Markle shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit të babait

Thomas Markle, babai i Meghan, Dukeshës së Sussex, është ndaluar në Florida për dyshimin se i ka hequr monitorin e kyçit të këmbës, sipas zyrtarëve të departamentit të drejtësisë në Los Angeles.
Markle u paraqit para një gjykatësi federal në qytetin Tampas të Floridës, pasi dyshohet se e hoqi monitorin në orën 01:45 sipas kohës lokale, shkruan BBC.
Gjykatësi urdhëroi burgosjen e tij pa garanci dhe tani ai është në paraburgim federal, tha zëdhënësi.

Lexo edheMeghan Markle shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit të babait
Markle, i cili më parë ka mohuar se posedon imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, u arrestua në Florida javën e kaluar dhe u vu në arrest shtëpiak.
Ai u urdhërua gjithashtu të mbante një pajisje monitorimi të vendndodhjes.