BallinaSportHolanda me trajner të ri

Holanda me trajner të ri

Të ngjajshme

Ronald Koeman, është zgjedhur trajneri i ri i kombëtares së Holandës në futboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin me shkrim të Federatës Mbretërore të Futbollit të Holandës (KNVB), njoftohet se me 54 vjeçarin Koeman është arritur marrëveshje deri në Kampionatin Botëror të vitit 2022.

Koeman më parë ka qenë trajner i ekipeve Vitesse, Ajax, Benfica, PSV, Valencia, AZ Alkmaar, Feyenoord, Southampton dhe Everton, ndërsa ishte ndihmësi i trajnerit të Holandës, Guus Hiddink në FIFA Kampionatin Botëror të vitit 1998, ku Holanda zuri vendin e katërt.

Gjatë karrierës së tij në futboll Koeman ka luajtur për Groningen, Ajax, PSV, Barcelona dhe Feyenord, ndërkohë me kombëtaren arriti të fitojë Kampionatin Evropian në vitin 1988.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz