back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHistoriku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Vijnë nga i njëjti qytet, bile, mes vete janë edhe kushërira. Por, këto dy elemente të përbashkëta nuk e penguan presidenten Vjosa Osmanin që ta shkarkoj nga posti kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Këtë vendim e para e vendit e pati paralajmëruar muaj më parë kur ishte vetëm ushtruese e detyrës së Presidentes.

Atëkohë arsyeja e këtij konflikti mes të dyjave u patë bërë mos certifikimi i disa partive politike për kandidim në zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen, pjesë e listës së të cilës ishte edhe vetë.

Por, konflikti mund të ketë filluar shumë më herët kur kryetarja e shtetit e pati caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa i pati kërkuar Dakës të mos bënte ankesa.

Kjo e fundit më pas pati deklaruar se presidentja duhej të konsultohej edhe me të në lidhje me caktimin e ditës së zgjedhjeve, e jo vetëm me partitë./KlanKosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz