back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëHistori “të pista” nga Arabia Saudite: Vdekja e një princeshe

Histori “të pista” nga Arabia Saudite: Vdekja e një princeshe

Të ngjajshme

Kupa e Kosovës në basketboll, sot akti i dytë i gjysmëfinaleve

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës...

Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve për grabitje

Policia e Kosovës, sektori i hetimeve të Prishtinës ka...

Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largohen nga salla

Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i...

Kjo është një histori me Romeo dhe Zhuljetë, që përfundoi po aq keq sa origjinali. Princesha Misha’al bint Fahd al Saud ishte në një martesë me shkesë (e pakënaqur) me një kushëri të moshuar. Ajo u nis për në Bejrut për të ndjekur studimet e mëtejshme. Atje, ajo u takua me Khaledin, i biri i një diplomati saudit, dhe filloi një marrëdhënie me të. Ata e vazhduan lidhjen edhe në mbretëri dhe në fund u përpoqën të largohen së bashku nga vendi në vitin 1977, por u kapën para se të largoheshin shumë. Princesha refuzoi të denoncojë të dashurin e saj dhe u rrëfye për tradhëti bashkëshortore, duke zemëruar gjyshin e saj konservator, Muhamed bin Abdul Aziz al Saud, vëllanë e mbretit.
Ajo dhe i dashuri u dërguan në një parkim në Xhedah dhe princesha 19-vjecare u ekzekutua me një plumb kokës, ndërkohë që i dashuri vështronte. Më pas atij do i pritej koka, gjë që u ekzekutua kaq keq, saqë u deshën katër goditje. Autoritetet saudite u përpoqën ta mbajnë të fshehtë gjithë këtë, por gjithësesi u shkaktua një zhurmë ndërkombëtare në vitin 1980, kur u bë edhe temë e një doku-drame me titull “Vdekja e një princeshe”, që u transmetua në BBC dhe PBS.
Sauditët u përgjigjën duke u përpjekur ta ndalin filmin, dhe dështuan. Më pas ata dëbuan ambasadorin britanik në Riad, tërhoqën 400 sauditë nga Britania dhe i shkaktuan Mbretërisë së Bashkuar 200 milionë stërlina humbje nga anulimi i porosive dhe bojkotimi i produkteve. Filmi u transmetua sërisih në vitin 2005 dhe është i disponueshëm në internet.

https://www.youtube.com/watch?v=kDUsKJTkOaE

Të Fundit

Sport

ShowBiz