back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaOpinioneHistori, Drenica dhe vuajtjet e drenicasve gjatë luftës për liri të Kosovës

Histori, Drenica dhe vuajtjet e drenicasve gjatë luftës për liri të Kosovës

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

/// Shkruan: Labinot Smakaj ///

Aty po na prisnin vëllai i madh i Afrimit, Bedriu si dhe vëllau binjak Luli, apo më mirë të themi gjysma e Afrimit që tashmë nuk ishte fizikisht mes nesh. Nëna e Afrimit, qante me zë, mbante kokën me duar, kur e kuptojë se tashmë Afrimi nuk ishte aty që ta përqafonte sikur dy bijtë tjerë. Qanim të gjithë, e ndjeheshim sikur të ishim të vrarë edhe ne, në ato momente. Gjyshja me lot në sy, vazhdonte të pyeste po Rifati meqë ishte i plagosur a ka shpëtuar? Babi i thotë se gjallë është, dhe se vëllai im Dritoni edhe pse 19 vjeçar nuk iu kishte ndarë asnjëherë, ata ishin bashkë në Qyqavicë. Do ja mbanim të “pamën” Afrimit tek motra e tij, pra në Baks. Ngase Afrimi ishte varrosur në Kozhicë dhe aty do pushonte trupi i tij deri mbas luftës. Qëndruam edhe për një javë në Kozhicë, por pasi qe forcat serbe ishin terhequr nga fshati ynë, do ktheheshim në vendlindje. Muajt e dimrit të vitit 1998 do ishin tejet të renda për ne si një familje e madhe 42 anëtarëshe. Shoki i Babit, Baci Bilall kishte sjellë disa fuqi me naftë dhe benzinë tek ne, për nevoja të UÇK-së. Këto rezeva i mbanim në të njëjtin vend ku kishim edhe vajrat tona për shfrytëzim familjar. Koha e luftës kishte ndrruar edhe mënyrën e jetës sonë të përditshme. Vajguri që dikur përdornim për llambat, nuk gjendej dot më askund. Përdornim naftën për të bërë dritë me llambat e vajgurit. Fatkeqësisht, meqë rrymë nuk kishte, motra ime e madhe Xhyla shkon të merr naftë për llambën, por ajo e ngaterron dhe merr benzinë, me të ja vën llambës dhe tenton ta ndez, llamba shperthën duke i shkaktuar djegëje tejet të rendë fytyrës. Do therrisnim shpejt doktorin e UÇK z. Fadil Beka, por ai konstaton se ka djegie të madhe dhe duhet dërguar në spital, babi pavaresisht rrezikut do e dërgojë të nesermen deri në Prishtinë. Për fat motra shpeton mirë dhe pas disa mjekimeve dhe ilaçeve do kthehen prapë në fshat po atë ditë. Nuk e di si ja dilnim me ushqimin, për fat kishim bagetinë. Tashmë OSBE kishin sjellë kontigjentin e Monitorimit. Do qëndronim në shtepi, e më 3 Shkurt 1999 do lind vëllai im Erioni, madje ishin vëzhguesit e OSBE-së, pikërisht një franceze që do ta vizitonte Nënën time pas lindjes dhe do ja linte emrin vëllait Erion. Me 23 Mars 1999 do zhvëndoseshim nga shtepitë, e gjithë Lagjia jonë, por edhe disa lagje tjera të fshatit dhe do vëndoseshim në Livadhin e Spahisë, një fushe lugine mes maleve. Aty ishin me ne edhe Halla nga Verboci me femijë dhe familjën e burrit të saj. Do qëndronim aty me muaj, Marsi ishte i ftohtë dhe me shi. Babi me kusherinjtë do rregullonin një mulli përmes traktorit qe të bluanin grurin, me qëllim që të ushqeheshim, kishim dhe bagetinë me vete, kujdesesha për to, ngase kishim shumë fëmijë të vegjël dhe na duhej qumështi. Me 16 Maj 1999, forcat serbe do hyn tek ne, në Luginën e Livadhit të Spahisë, do na plaçkisin dhe marrin gjesendët e pakta që kishim, madje disa grave do ua shkulin edhe nga veshi vathët e dukatit (arit). Para syve tanë, qindra grave, fëmijëve e pleqëve, serbet do ekzekutojnë me bresheri bashkëfshatarin tonë Ismet Qerkinaj. Forcat paramilitare donin të pozicionoheshin po aty, por fati ishte, që axha Rifat me bashkëluftetarët e tij, kusherinjtë Ahmetin, Bejtën e Fejzën, Naserin, Latën e bashkëluftëtarët tjerë të fshatit Abri, do shtinin mbi këta paramilitarë serbë, dhe ata do largoheshin nga aty, por duke na hedhur bomba e që për fat shpetuam. Me 18 Maj 1999, gruja e axhës Shefshetit, do lind një vajzë, ku do e pagëzojme me emrin Malsore, meqë lindi mes maleve. Sot Malsorja është 17 vjeçe, sebashku me Erionin ata i quajmë fëmijët e Luftës. Do qëndronim aty deri në tërheqjen e forcave serbe me 12 Qershor 1999. Unë sëbashku me një shok timin nga fshati, Arif Bytyçin dhe djalin e axhës se tij Hamdiun do ktheheshim pothuajse të parët tek shtepitë tona. Arifi dhe Hamdiu do ndalën tek shtepitë e tyre, e fatkeqësisht do bien në minat qe kishin montuar serbët. Hamdiu do mbetet i vrarë në vend, kurse Arifi i plagosur rëndë, por që për fat shpëton. Unë me tu futur në oborrin tonë, me vie nga pas djali axhit të babit Bejta, ishte me uniform të UÇK-së dhe me thotë: -ndal se ka mina mos leviz. Oborret tona ishin të minuara, shtepitë e gjithë fshati ishin të djegura deri në thëmel. Falë UÇK-së ato mina do largoheshin dhe ne do ktheheshim të lirë në shtepitë tona! Në fakt shtëpi nuk kishim, ngase ishin djegur, por do vendoseshim në tendat e improvizura. Mbas lufte në vitin 2000, do sjellnim edhe ështrat e Afrimit nga Kozhica në varrezat tona në Abri, ku pushon pranë të afermive të tij. Ky martir i Lirisë. Andaj, këto vuajtje dhe përjetime meritojnë më shumë se sa kompensim dëmi moral e material! Ne, duam që ata agresorë e vrasës serbë, të dënohen për krimet e kryera, e që ajo pak drejtësi, të sjelli paqe mes shpirtërave që u dëbuan nga kjo botë, pa pikë faji.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz