Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit. Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj. Gjatë fillimit të emisionit ka ndodhur një debat mes Rexhajt dhe Hilës lidhur me kulturën e korrupsionit në disa vende të Evropës, duke e lidhur me kontekstin shqiptar.
Hila: Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet. Po më tregon përralla mua. Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare.
Rexhaj: Ti si njeh fare ata, ti s’ke lidhje fare. As gjuhën e tyre nuk e di fare.
Pas këtij debati, Hila është larguar nga emisioni i irrituar.
VIDEO KËTU