BallinaLajmeHidhet poshtë ankesa e Bekim Jasharit

Hidhet poshtë ankesa e Bekim Jasharit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga Bekim Jashari se PDK-ja në Skenderaj ka bërë presion ndaj votuesve për ta votuar Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Paneli i PZAP pas shqyrtimit të ankesës ka vlerësuar se pretendimet se në ditën e votimit në disa qendra ka pasur presion për ta votuar PDK-në janë të paqëndrueshme.

“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë”, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz