back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHETUESIT E BE-SË: AEROPORTI “ADEM JASHARI” I PASIGURT, DYSHIME PËR KEQPËRDORIME FINANCIARE

HETUESIT E BE-SË: AEROPORTI “ADEM JASHARI” I PASIGURT, DYSHIME PËR KEQPËRDORIME FINANCIARE

Të ngjajshme

Hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale kanë bërë një raport të veçantë për Aeroportin e Prishtinës, ku thuhet se thyerja e protokolleve të sigurisë me prishje radarësh e mungesë gjeneratorësh janë vetëm një anë e problemeve, derisa ngrenë dyshime për keqpërdorime financiare në projekte milionëshe. Në këtë raport që e ka Express, hetuesit dyshojnë se edhe një firmë ndërtimore e afërt me drejtuesit kosovarë të Aeroportit “Adem Jashari” është themeluar me para të keqpërdorura nga projektet shtetërore.

Ishte 16 shtatori i vitit 2016 dhe Sekretari Amerikan i Shtetit do të vizitonte Kosovën. Dy orë para arritjes së tij në Aeroportin e Prishtinës u ndal rryma. Gjeneratori nuk u ndez dhe me vetëm dy rezerva “UPS” stafi i aeroportit nën ethe po e priste këtë zyrtar të lartë të shtetit amerikan. Hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale (EUOCI), në një raport special për EULEX’in, të klasifikuar si konfidencial, e përshkruajnë këtë rast në detaje.

Në këtë raport që e ka siguruar Gazeta Express, EULEX ngre shqetësime për dështime serioze në sistemin e sigurisë së Aeroportit “Adem Jashari” dhe për krime financiare në projekte milionëshe, në të cilat pretendon të jetë i përfshirë Drejtori i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror (AShNA), Bahri Nuredin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz