Hetimi për vdekjen e aktores Hayden Panettiere mbetet i hapur, zbulohen detajet

Hetimi për vdekjen e aktores Hayden Panettiere mbetet i hapur, pavarësisht se më parë ishte cilësuar si aksident. “Vetë hetimi mbetet i hapur”, konfirmoi një zëdhënës i policisë së Greenville për Page Six të premten.
Policia bëri sqarimin pas publikimit të një raporti zyrtar mbi reagimin e shërbimeve të emergjencës më 16 gusht, kur aktorja 36-vjeçare u gjet pa ndjenja në një banesë me qira në Greenville, Karolina e Jugut, transmeton Indeksonline.
Ndërsa dokumenti thotë se “statusi i incidentit është mbyllur”, një zëdhënës shpjegoi se kjo i referohet vetëm thirrjes 911, e cila nuk është më një rast aktiv në monitorët e policisë.

Lexo edheSydney Sweeney ndau foto nga pushimet, pozon me rroba banje
Zyra e mjekut ligjor të Qarkut Greenville njoftoi më parë këtë javë se vdekja e Hayden Panettiere ishte një aksident. Shkaku i vdekjes ishte një kombinim i fentanilit, 4-ANPP, alprazolamit, metokarbamolit dhe quetiapinës. Rezultatet e toksikologjisë treguan gjithashtu praninë e naloxone dhe cotinine në sistemin e saj.
Panettiere udhëtoi për në Greenville nga Los Angeles një ditë para vdekjes së saj me të dashurin e saj, Brian Hickerson, me të cilin kishte një marrëdhënie të trazuar. Hickerson i tha policisë se ai flinte në dhomën e gjumit dhe Hayden në dhomën e ndenjes./Indeksonline/















