BallinaLajmeHetimet e reja për vrasjen e Auron Thaçit, i riu që u...

Hetimet e reja për vrasjen e Auron Thaçit, i riu që u vra tinëzisht nga bashkëmoshatarët

Të ngjajshme

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...

Aksident në afërsi të kazermës së FSK-së në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një...

Nesër (e enjte) në ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

Këtë herë është paraparë të dëshmojnë pronarët e picerisë, ku viktima u hodh nga të akuzuarit nga një makinë.

Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale: “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz