back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasHeroi ukrainas – ushtari hodhi vetën në erë në një urë për...

Heroi ukrainas – ushtari hodhi vetën në erë në një urë për të parandaluar avancimin e rusëve

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Për të parandaluar agresionin rus, ukrainasit po vetëflijohen dhe një rast të tillë e kanë njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kjo e fundit njoftoi se inxhinieri i batalionit special, Vitaly Vladimirovich Skakun, doli vullnetar për të hedhur në erë urën.

Për të ndalur avancimin e kolonës së tankeve ruse u vendos që të hidhej në erë ura e rrugës së Genjiqit.

“Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë është dëgjuar një shpërthim. Vëllai ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, njoftoi ushtria.

Komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror marinarit Vitaly Skakun.

“Okupatorë rusë, dijeni se vendi do t’ju digjet nën këmbë! Ne do të luftojmë sa jemi gjallë! Dhe sa jemi gjallë, do të luftojmë!”, thuhet në deklaratën.

Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se deri më tani kanë vdekur 137 persona duke përfshirë ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz