Dhjetëra nxënës të shkollës fillore “7 Shtatori”, në Vitomiricë të Pejës, janë helmuar të hënën në një furrë buke.
Rasti ka ndodhur në një nga furrat që gjendet pranë shkollës “7 Shtatori”. Lidhur me rastin ka reaguar vetë Drejtori i Shkollës Ekrem Zogaj.
Sipas njoftimit tetë nxënës janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomiricë.
Më tutje Drejtuesit e shkollës thanë se në objektin e tyre nuk ka vende shitjeje të pijeve apo ushqimeve dhe se nxënësit furnizohen me ushqim dhe pije nga lokalet jashtë shkollës.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Në SHFMU “7 Shtatori” – Vitomiricë, ku vijojnë gjithsej 664 nxënës dhe mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe gjuhën boshnjake, më datë 21.10.2025, pas orës së katërt mësimore janë paraqitur disa raste të nxënësve me simptoma si: vjellje, marramendje dhe ndjesi të përgjithshme lodhjeje.
Menjëherë pas vërejtjes së rasteve, kujdestarët e klasave kanë njoftuar prindërit, ndërsa drejtori i shkollës ka njoftuar Drejtorinë e Arsimit (DKA) për situatën, duke informuar se ekziston dyshimi për helmim të mundshëm.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomiricë janë paraqitur tetë nxënës, të cilët janë trajtuar nga personeli mjekësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësimi gjatë ditës së sotme, më 22.10.2025, është zhvilluar pa pengesa, dhe të gjithë nxënësit janë në procesin e rregullt mësimor.
Theksojmë se në objektin e shkollës nuk ka vende shitjeje të pijeve apo ushqimeve. Nxënësit furnizohen me ushqim dhe pije nga lokalet jashtë shkollës.
Drejtoria e shkollës:
UD. Ekrem Zogaj/Indeksonline/