BallinaHekurudha e rezistencës dhe e shpërnguljeve

Hekurudha e rezistencës dhe e shpërnguljeve

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Hekurudha u bë sebep që Ferizaj të shndërrohej gradualisht prej një stacioni të vogël në terren moçalik, në qytetin e tretë me numrin e banorëve në Kosovë.

Ajo ishte arenë e përplasjeve me gurë e plumba ndërmjet protestuesve shqiptarë dhe njësiteve speciale jugosllave, shkruan sot Koha Ditore. Stacioni u përdor prej kohës së ndërtimit për shpërnguljen dhe dëbimin e dhjetëra e mijëra shqiptarëve, por edhe si stacion i vdekjes.

Historianët e ekonomistët shohin edhe shumë anë të mira te hekurudha, “pa të cilën nuk do të ekzistonte as Ferizaj”.

Qindra gjimnazistë këpusin hekurudhën rrugës së tyre për në shkollë.

Kalojnë bri objektit të Stacionit të Trenit, pasi kanë bërë xhiron e fundit në sheshin e qytetit, përcjell koha.net. Të shpeshta janë rastet kur shkollarët i ngacmojnë nxënëset derisa shikojnë me kujdes duke kaluar binarët me pak gurë.

“Ngadalë bukuroshe se po rrëzohesh”, i drejtohet njëri prej dy djemve të një grupi shokësh e shoqesh një tinejxhereje me çantën hedhur krahëve.

Janë nxënës të lindur në vitet e luftës së fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz