back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeHedh nga vetura një mjet të dyshuar, policia i gjen armë dhe...

Hedh nga vetura një mjet të dyshuar, policia i gjen armë dhe narkotikë në shtëpi – arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Të ngjajshme

A u rrit çmimi i naftës në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme?

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka bërë...

Taremi s’shkon në luftë, vjen reagimi zyrtar nga Olympiacosi

Zëvendëskryetari i Olympiacosit, Kostas Karapapas, ka reaguar publikisht ndaj...

Pyetet nëse ka votë për Osmanin, Haziri përgjigjet me habi: Uau, çfarë pyetje!

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar në fshatin Skivjan të Gjakovës, pasi i njëjti dyshohet se gjatë ndalimit nga njësitet policore ka hedhur nga dritarja e veturës një send të dyshimtë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, derisa i dyshuari po drejtonte një veturë me targa vendore dhe u ndalua për kontroll nga policia.

Me urdhër verbal të prokurorit të shtetit, është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 14.15 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pistoletë me gjashtë fishekë, 297 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një karikator i armës AK-47 me 18 fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz