Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaziri: Trumpi na ka përmendur disa herë, por s’po e dimë qëllimin 

Haziri: Trumpi na ka përmendur disa herë, por s’po e dimë qëllimin 

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Që nga mesi i muajit qershor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur disa herë se e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës e Serbisë. Adresimi i tillë i Trumpit, sipas nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, është vetëm një pjesë e informacionit të klasifikuar që është zbardhur.

Por sipas tij nuk dihet qëllimi pse po përmendet Kosova.

Ndërsa, mos përfshirja e ShBA-së në “zgjidhjen” e krizës së thellë politike në vend, sipas Hazirit nuk është pozicion i mirë për Kosovën.

“ShBA-ja nuk po përfshihet, për herë të parë ndoshta është me status neutral, por nuk është pozicioni më i mirë. Puna është që ata janë shumë të zënë me zhvillime tjera, por interesimi për rajonin tonë është konfirmu në disa raste është përmend vazhdimisht. Donald Trump po na përmend po s`po e dimë për çfarë qëllimi, sepse adresimi i tij është në lidhje me informacionin e klasifikum. Se në rastin e parë kur është përmend Kosova është deklasifikuar, është zbardhë e kallxu se informacioni është i klasifikuar. Diçka në këtë raport ka pasur”, tha Haziri në Rubikon.

“Do të doja që Trumpi të na japë vëmendjen që ia kushtoi Chelseat për dy orë”, tha më tej ai, duke iu referuar të ndenjurit në podium të presidentit Trump bashkë me ekipin anglez të futbollit teksa këta po e ngritnin trofeun e Kupës së Botës për Klube, garë kjo që u mbajt në ShBA. 

- Advertisement -

Të Fundit