back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHaziri: ‘Shuplakën’ e Uashingtonit për qeverinë Kurti duhet ta dëgjojë presidentja, por...

Haziri: ‘Shuplakën’ e Uashingtonit për qeverinë Kurti duhet ta dëgjojë presidentja, por edhe Kuvendi

Të ngjajshme

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Festë në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ‘shuplakën’ e Uashingtonit për qeverinë Kurti duhet ta dëgjojë presidentja, por edhe Kuvendi.

“Ka tri vjet që aleati më i madh dhe mbështetësi i pakusht, SHBA, ka nënvizuar marrëdhëniet e pakushtëzuara, mbështetjen e pakushtëzuar dhe progresin e dëshiruar për popullin e Kosovës. Por, ka kërkuar në mënyrë decidive veprime të qeverisë për të gjithë qytetarët e saj, e cila e solli punën deri këtu: Populli mbetet i mbrojtur nga qeveria amerikane, por jo kjo Qeveri dhe kryeministri në detyrë kabineti i tij”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ai ka thënë se ka kohë që jemi bërë lajm i keq për vendime të këqija, veprime të dëmshme e mosbashkëpunim, por askush nuk e ka pritur këtë ditë.

“Kjo ‘shuplakë’ e Uashingtonit duhet të dëgjohet shumë. Duhet ta dëgjoj presidentja e para, por edhe Kuvendi. Roli historik dhe amaneti i përhershëm është: marrëdhënie speciale me SHBA-të. Duhet veprim për të ruajtur këtë mision. ‘Ku e lamë, e ku na mbeti’!”, ka shkruar Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz