back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeHaziri publikon fotografi duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin e Vjosa Osmanin,...

Haziri publikon fotografi duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin e Vjosa Osmanin, flet për sakrificën që bëri bashkë popullin

Të ngjajshme

Po vjen derbi i madh Milan – Inter, Maignan me adrenalinën në kulm

Atmosfera po nxehet përpara derbit të madh të Milanos...

Caktohet masa e paraburgimit për Mossin dhe dy të tjerë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës...

Si raportoi gazeta Washington Post për sulmin në Prekaz 28 vite më parë`?

28 vite më parë ndodhi sulmi ndaj familjes Jashari...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i bën një propozim presidentes Osmani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas paraqitjes së raportit nga...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka ndarë disa fotografi nga seanca e sotme për Epopenë e UÇK-së ku shihet duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin e presidenten Vjosa Osmani.

Të dy këta të fundit ishin mysafirë të sotëm në këtë seancë solemne dhe në kontekstin e zgjedhjes së presidentit të ri, raportet mes protagonistëve politikë u bënë qendër vëmendjeje.

Krahas fotografive, Haziri shkroi për kryengritjen e sakrificën e familjes Jashari, e cila tha bëri bashkë popullin shqiptar.

“Në ditët kur rezistenca politike shpërthen në rezistencë të armatosur, ditët kur një kryengritës e një familje mbron jetën, pragun, pronën dhe atdheun. Sot është dita e kryengritësve për liri e bashkim, dita e komandantit legjendar, Adem Jashari, dita e familjes Jashari, e cila e mbrojti Republikën e 2 Korrikut dhe atdheun. Sakrifica e pashembullt e familjes Jashari e bëri bashkë popullin shqiptar dhe popujt sovranë të botës demokratike për Kosovën. Familja Jashari bën dritë në lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme!”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz