back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeHaziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Të ngjajshme

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Muhaxheri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike...

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në komunën e Vushtrri, ku është krijuar një koalicion mes VV-së dhe LDK-së në nivel lokal.

Të hënën në “Politiko”, Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti po synon të shfrytëzojë situata të tilla për përfitime politike.

“Kurti po ‘targeton’ dhe po i maksimalizon situatat e tilla. Ne e kemi cilësuar si rast të izoluar jo në koordinim me ne jo në bashkëpunim me ne dhe jo me pëlqimin e Abdixhikut.” ka deklaruar Haziri.

Ai ka theksuar se LDK mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe bashkëpunimit institucional në nivel lokal, duke nënvizuar se “politikat manipuluese nuk i shërbejnë qytetarëve, por vetëm interesave të ngushta partiake”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz