back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeHaziri: Kosova do të jep diçka në dialog, s’mund të pretendojmë se...

Haziri: Kosova do të jep diçka në dialog, s’mund të pretendojmë se kapitalizojmë të gjitha kërkesat tona

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj çlirimtarëve perceptohet si padrejtësi ndaj Kosovës

Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të Prokurorisë Speciale...

Komuna e Pejës hap dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

Komuna e Pejës ka funksionalizuar dy pika të reja...

Deda: Kërkesa e ZPS-së për dënim është skandaloze e politike

Analisti politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir...

Prokurorja Lawson: Shënjestrimi i kundërshtarëve vazhdoi edhe pas Marrëveshjes së Kumanovës

Prokurorja Clare Lawson tha se UÇK-ja vazhdoi me “shënjestrimin...

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe atë që pret në fund të procesit.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet të besoj te Amerika pasi sipas tij asnjëherë nuk na ka dalë keq kur kemi besuar te Amerika.

Ai thotë se nuk beson të ketë agjendë të fshehur në procesin e bisedimeve, por sipas tij Kosova do të jep diçka.

“Kosova do të jep diçka. Kosova duhet të ofrojë diçka për të përballuar këtë proces. Ne nuk mund të themi se po shkojmë atje dhe do të kapitalizojmë 100 për qind kërkesat tona”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në dy raste Serbia i ka lëshuar takimet dhe ka humbur.

Haziri thotë se njohja reciproke me Serbinë do të ishte shumë e dëshirueshme por ai nuk e sheh të mundshme.

“Pres që Serbia të jep miratimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz