Haziri i VV-së: Për dy ditë Avdullah Hoti ia plotësoi dy dëshira&qëllime presidentit Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Në një shkrim të tij, Haziri thotë se qeveria Hoti ia plotësoi dy dëshira presidentit Thaçi për një kohë të shkurtë.
Thotë se heqja e reciprocitetit dhe vendosja e presidentit Thaçi në krye të dialogut e vendos Kosovën në pozicion të dobët.
Shkrimi i plotë:
Për vetëm dy ditë qeveria jolegjitime LDK&SRPSKA&AAK&NISMA i mori dy vendime në dëm të shtetit. Hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë dhe ia trashi kompetencat në dialog presidentit Thaçi.

Lexo edheIsa Mustafa pas heqjes së masës së reciprocitetit: Vendimi i qeverisë Hoti i guximshëm
Të dy këto vendime e vendosin Kosovën të pafuqishme karshi Serbisë. E para sepse nuk je i barabartë karshi tyre në dialog dhe e dyta sepse kur dialogut i prin presidenti Thaçi me një kryeministër të dobët, rreziku është vazhdimisht më i madh.
Kur u mor vendimi për reciprocitet nga Qeveria Kurti, reagimi i Thaçit ishte skandaloz. Kërkonte me çdo kusht të hiqej, sepse shihej qartë se i pengonte në qëllimet e tij për marrëveshje me Serbinë.
Gjithashtu, me çdo kusht dëshironte që atë marrëveshje ta nënshkruante vetë, duke i prirë delegacionit kosovar në dialog me Serbinë. Të dy këto dëshira dhe qëllime iu plotësuan për një kohë të shkurtë nga qeveria Hoti.














