Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim...

Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

“Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”. Kështu i është përgjigjur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

Kujtojmë se para disa javësh, Memli Krasniqi deklaroi se nëse LDK-ja ia bënë votat, të tjerat i siguron vetë ai, duke iu referuar mundësisë së krijimit të shumicës parlamentare nga partitë e ish-opozitës.

Por sipas Hazirit, duhet të sillen me racionalitet sepse edhe me 20 votat e tyre është e pamjaftueshme.

“Nuk ka vullnet për bashkëpunim për të dalë nga kjo situatë nga partia e parë. Të tjerët janë të pa mjaftueshëm me ba në emër të partisë së parë. Jo 19, po 20 vota [Memli Krasniqit] se nuk duhet me nda vullnetin e një deputetit që e ka votën kundër për diçka, ne duhet të llogarisim në të gjithë”, tha Haziri në emsionin Rubikon.

“Më së vështiri është me qenë racional në këtë kohë, në jetë e politikën tonë. Nuk ka të bëjë krejt me racionalitet, këtu është edhe dëshira politike. Pritjet që partia e dytë me marrë mandatin prej presidentit për me kriju shumicën është e natyrshme, por jo e domosdoshme. Pra, presidentja mundet t`ia japë mandatin kujtdo që e formon shumicën, partisë së dytë, tretë. Nuk e jep sy mbyllur mandatin por kush e dëshmon që e ka shumicën”, tha Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit