back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Sot patëm mundësinë ta largojmë nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e...

Haxhiu: Sot patëm mundësinë ta largojmë nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Srpska- opozita s’pati guxim

Të ngjajshme

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për mosguxim për ta larguar nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Serbe.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm”, shkruan Haxhiu.

“Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar”, shprehet ajo.

“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, përfundoi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz