Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
dp

Lexo edheKiara Tito bjonde dhe me flokët me baluke? Moderatorja surprizon me pamjen e re

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Agon Zejnullahut derisa ishte prangosur nga Policia.
Ajo ka thëën se dje është kryer autopsia e të ndjerit dhe se IML ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.
“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.”

Lexo edheKiara Tito bjonde dhe me flokët me baluke? Moderatorja surprizon me pamjen e re