back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaxhiu reagon pas kërcënimit të prokurores Drita Hajdari

Haxhiu reagon pas kërcënimit të prokurores Drita Hajdari

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, derisa ka thënë se të tilla duhet dënuar.

Ky reagim i deputetes ka ardhur pas raportimit se prokurorja Drita Hajdari është ankuar në Policinë e Kosovës pas disa komenteve kërcënuese që ka marrë.

Sipas Haxhiut, ata që tentojnë që përmes veprimeve të paligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit prandaj edhe i ka ftuar institucionet që sa më parë të veprojnë në këtë drejtim.

“Në anën tjetër, kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve”, ka shkruar ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz