back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasHaxhiu: Posterin e vendosi një aktivist i Vetëvendosjes

Haxhiu: Posterin e vendosi një aktivist i Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Një poster i kandidatit për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Bekim Haxhiu, u pa në mëngjesin e sotëm në një objekt të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Drenas.

Lidhur me këtë, deputeti Haxhiu ka thënë për Insajderin se posterin e tij aty e kishte vendosur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në mëngjes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje me iniciale A.M. e ka vendosë foton e ka fotografuar dhe është larguar”, ka thënë Haxhiu për Insajderin.

Haxhiu ka shtuar se posteri i tij më nuk është aty.

“Ekipi im ka shkuar dhe e ka larguar atë foto brenda 1 ore nga publikimi. Emrin e këtij aktivisti do ta dërgoj në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Haxhiu, raporton Inasjderi.

“Jam i prirë që të respektoj rregullat zgjedhore dhe kodin e zgjedhjeve, sepse fitorja është e sigurt”, ka shtuar ai./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz