back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeHaxhiu paralajmëron padi për RTK-në, pasi sipas saj fabrikoi “fake news” për...

Haxhiu paralajmëron padi për RTK-në, pasi sipas saj fabrikoi “fake news” për një prokurore nga Peja

Të ngjajshme

“Gjema pikën…”, Toney relakson Arditin me masazh

Një situatë interesante është krijuar këtë të hënë në...

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Bashkimi...

Al Pacino fotografohet me unazë, nxit thashetheme për martesë

A është martuar fshehurazi Al Pacino? Kjo është pyetja...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj televizionit publik të Kosovës, pas fabrikimit të një lajmi të rrejshëm për gjyqtaren nga Peja, Valbona Disha- Haxhosaj.

Haxhiu këtë paralajmërim e ka bërë nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ajo ka theksuar se nuk është kundër artikujve kritik, por lajmin e RTK-së e quajti ‘Fake News’.

Postimi i plotë:

“Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Lajmit të sotëm publikuar në RTK me titull: ‘’MINISTRJA HAXHIU SHPËRBLEN PROKUROREN QË E ARRESTOI HAKI RUGOVËN’’ nuk mund t’i them asgjë tjetër përveç ‘Fake News’.

Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai.

Me qëllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz