back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHaxhiu: Nuk mund të them se do ta respektojmë ose jo vendimin...

Haxhiu: Nuk mund të them se do ta respektojmë ose jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK1, e pyetur nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të kontestuar të Presidentit, ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë.

“Pyetje shumë e vështirë… Megjithatë unë po them që nuk mund të përgjigjem me po ose jo, sepse gjithmonë parapalqej të flasim për përmbajtje”, ka thënë ministrja Haxhiu.

E sfiduar nëse po vihet në pikëpyetje respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo sërish ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo.

“Jo, por është shumë formale ta kërkosh një përgjigje me po ose jo. Unë po shpjegoj disa herë, kudo, të gjitha argumentet tona juridike. Tash nuk i ndihmon Gjykatës Kushtetuese për një situatë të njëjtë të vendos ndryshe dhe për një situatë të njëjtë të vendos ndryshe”.

Ministrja Haxhiu është sfiduar rreth argumenteve juridike dhe politike dhe se cilat do të jenë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ju jap të drejtë në argumentet e tyre.

Për të gjitha këto, ndiqeni ballafaqimin e ministres Haxhiu me gazetarin Betim Musliu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz