Haxhiu jep një lajm të madh për sportin
Deputeti nga radhët e PDK-së njëherit edhe ish-nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka dhënë lajmin e pritur se ligji për sponsorizimin e sportit tashmë është publikuar në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.
Me këtë Haxhiu ka thënë se ligjet për sponsorizimin e sportit do të jenë të zbatueshme që nga data 5 gusht të këtij viti.
Haxhiut në publikimin e tij në facebook ka thënë se tashmë është në dorën e udhëheqësve të klubeve dhe federata që të sigurojnë sponsorët për investimet e mëtutjeshme në sport.
Publikimi i plotë i Haxhiut:
Të nderuar sportistë, sponsorë, financues dhe adhurues të sportit,
ju njoftoj se me datë 19.07.2019 është publikuar në Gazeten Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Koorporatave me amendamentin 5, neni 11, pika1.1 të propozuar nga unë, me çka është arritë që të bëhet harmonizimi me Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Këto dy ligje do të jenë të zbatueshme në Republikën e Kosovës 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, d.m.th përfundimisht nga dita e hënë 05.08.2019, Ligji për Sponsorizime është i zbatueshem në Republikën e Kosovës.
Udhëheqësi te klubeve dhe federatave, tani është në dorën tuaj sigurimi i sponsorëve për të rritur investimet në sport dhe për të zhvilluar sportin.
Të nderuar, pas pranimit në UEFA e FIFA, sigurimit të shumë mjeteve për investimet në infrastrukturën sportive, miratimit dhe funksionalizimit të Ligjit për Sponsorizimet në Fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dukurive Negative në Sport, më mbetet edhe një detyrë për të përmbyllur misionin tim në dobi të sportit dhe ai është miratimi i Ligjit për Menaxhimin dhe Sigurinë e Objekteve Sportive.

Lexo edheYll Hoxha thirrje tifozëve: Ejani ta mposhtim racizmin dhe Slovanin të martën në Prishtinë
Miliona euro të investuara në objektet sportive duhet të menaxhohen me ligj të veçantë dhe përgjegjësi.
Do të vazhdoj të jem gjithmonë këmbëngulës për zhvillimin e sportit.
Urime dhe suksese!
Na priftë e mbara drejt sukseseve të reja!
Me respekt,
Bekim Haxhiu














