back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaxhiu i reagon ish-ambasadorit Bosch: Mirë që po e kundërshton Gjykatën Speciale,...

Haxhiu i reagon ish-ambasadorit Bosch: Mirë që po e kundërshton Gjykatën Speciale, por shumë vonë

Të ngjajshme

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së ish-ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i cili ka thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të themelohej, andaj është mirë që po protestohet.

Haxhiu në reagimin e saj ka shkruar se ambasadori Bosch po e kundërshton me vonesë Gjykatën Speciale.

“Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale. Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik. Shumë mirë, por me vonesë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, Bosch ka deklaruar se përkrah protestën e veteranëve.

“Para së gjithash, mendoj se është mirë të bëhet një protestë, për sa kohë që bëhet me dinjitet, pa dhunë dhe pa slogane të këqija. Por fakti që ka një protestë është, sigurisht, diçka e pranueshme, sepse ajo që po ndodh ngadalë por sigurt është bërë qesharake. Kjo gjykatë është totalisht jotransparente. Askush nuk e di çfarë po bën. Supozohet të jetë një gjykatë e Kosovës, dhe nuk lejohen asnjë kosovar të jetë aty, përveç të akuzuarve. Pra është pak e çuditshme për një gjykatë të Kosovës. Kushton një sasi të jashtëzakonshme parash”, thotë ish-diplomati holandez.

Protesta e veteranëve do të nisë në ora 17:00.

Postimi i plotë i Haxhiut:

- Advertisement -

Të Fundit