back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeHaxhiu heq dorë nga njëra pozitë, Blerim Sallahu emërohet u.d i ministrit...

Haxhiu heq dorë nga njëra pozitë, Blerim Sallahu emërohet u.d i ministrit të Drejtësisë

Të ngjajshme

Blerim Sallahu është emëruar ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë.

Kjo ka ardhur pasi ministrja e deritanishme, Albulena Haxhiu është zgjedhur dje si nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

Albulena Haxhiu dje është zgjedhur në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, pasi për disa seanca me radhë ajo nuk ka arritur të mbledh 61 vota për të marrë pozitën e kryetares së Kuvendit.

Dje, kryetar i Kuvendit të Kosovës është caktuar Dimal Basha.

Përveç Albulena Haxhiut, sot ka dhënë dorëheqje edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili arsyen e kësaj dorëheqje e ka lidhur me emërimin e Bashës si kryeparlamentar.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka njoftuar sot Aliu. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz