Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka ironizuar me faktin se presidenti Hashim Thaçi kërkonte që të shpallej Gjendja e Jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar me pandeminë Covid-19.
Ajo ka thënë se është “fat i madh që qytetarët nuk i besojnë dhe nuk i marrin seriozisht deklaratat e tij”.
Postimi i plotë i Albulena Haxhiut në Facebook:
Thaçi bënte thirrje për rezistencë pra i kërkonte qytetarëve të mos i respektojnë vendimet e drejta të institucioneve kundër përhapjes së pandemisë COVID – 19!
Fat i madh që qytetarët nuk i besojnë dhe nuk i marrin seriozisht deklaratat e tij!
Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet është faktori kryesor se pse do ta kalojmë këtë sfidë pa pasoja të mëdha!./Lajmi.net/