Haxhiu e vendos: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 7 qershor
dp

Lexo edheKanye West koncert më 11 korrik në zemër të Tiranës, njofton Edi Rama

Ajo ka thënë se pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit 45 ditësh.
Haxhiu ka njoftuar se në linjë me përgjegjësitë kushtetuese ka pritur në takim drejtuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqin me të cilin ka diskutuar për aspektet organizative të procesit zgjedhor, ndërsa sot është takuar me 15 përfaqësues të subjekteve politike.
“Dëgjova propozimet e partive politike për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë në kët ëproces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës të mbahen me 7 qershor”, ka thënë Haxhiu para mediave. /Lajmi.net/

Lexo edheKanye West koncert më 11 korrik në zemër të Tiranës, njofton Edi Rama