Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Lipjan.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bazuar në informacionet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për këtë vrasje kanë qëndruar në paraburgim vetëm nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për veprat që ata dyshohen të kenë kryer tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë. Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: