back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Të ngjajshme

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Mjeku italian komenton lëndimin e Rrahmanit, tregon sa do të mungojë

Lëndimi i Amir Rrahmanit në ndeshjen Zvicër – Kosova,...

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka deklaruar se është absurde që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se presin një aktvendim të ri nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Sa i përket qeverisë së re, kjo e fundit theksoi se partia e parë fituese e ka qartësuar se kë e ka parë si partner për të bashkëqeverisur, që sipas saj negociatat dhe takimet me NISM-ën mund të vazhdojnë.

Sipas Haxhiut, Kosova duhet të vazhdojë me qeveri të re ose zgjedhje të reja.

“Për neve është absurd që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e 120 deputetëve të Kuvendit e Kosovës dhe në këtë drejtim tashmë ne kemi një masë që ndalon çfarëdo veprimi, ne do të flasim për këtë çështje kur do t’i vi radha, ne duhet ta presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që ne kemi bërë ta hapur se kë e kemi parë si partner në Qeveri, PDK-në assesi me LDK-në kemi pasur përpjekje, por në anën tjetër jemi refuzuar, negociatat apo diskutimet dhe takimet mund të vazhdojnë me NISM-ën apo ndonjë deputet tjetër që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së re apo që të jetë në bashkëpunim në bashkëqeverisje në Qeverinë Kurti 3. Ne duhet të vazhdojmë përpara ose me qeveri të re ose me zgjedhje të reja”, ka deklaruar Haxhiu në konferencë për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz