back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeHavolli: Qeveria bllokoi shtatë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane

Havolli: Qeveria bllokoi shtatë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane

Të ngjajshme

Osmani dhe homologu arab flasin për veprimet e regjimit iranian

Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin...

Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

A varet e ardhmja e Spallettit te Juventusi nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve?

Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi do të ulet...

Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë...

Europol-i çmonton kartelin “Los Lobos”

Europol mbështeti autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Ekuadori dhe Holanda...

Zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli, ka publikuar një reagim të ashpër, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka penguar në mënyrë të organizuar një sërë projektesh të Komunës së Prishtinës gjatë mandatit të kryetarit Përparim Rama.

Sipas Havollit, përmes ministrave të kabinetit qeveritar, janë bllokuar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane në kryeqytet.

Ai renditi ndër to:

Sheshi “Xhorxh Bush” – i bllokuar, sipas tij, nga ministri Hajrullah Çeku;

Ishulli Urban (lidhja Arbëria – Pallati i Rinisë) – i bllokuar nga Ministria e Kulturës dhe Infrakos;

Sheshi “Rexhep Luci”, rrugët Qamil Hoxha dhe Sylejman Vokshi – po ashtu të ndaluara përmes Çekut;

Unaza e Jashtme e Prishtinës – e bllokuar nga ministri i Financave Hekuran Murati;

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025 – i refuzuar nga Ministria e Financave;

Lojërat Mesdhetare – për të cilat Havolli pretendon se ka pasur tentime sabotimi;

Rruga A – për të cilën thotë se u vonua për muaj të tërë përmes procedurave gjyqësore.

Havolli deklaron se “një njësi e organizuar brenda Qeverisë”, e udhëhequr sipas tij nga kryeministri Albin Kurti, kishte për qëllim “sabotimin e punëve të mira të Përparim Ramës dhe marrjen e pushtetit në Prishtinë përmes presioneve dhe shantazheve”.

Ai përmendi edhe mesazhe të pretenduara drejtuar zyrtarëve komunalë, si “shko në Londër”, “s’ka buxhet për kryetar që s’janë të VV-së” apo “gjej punë tjetër”, duke i cilësuar si forma presioni.

Në fund të reagimit, Havolli tha se “qytetari i Prishtinës ua ka treguar vendin” dhe se, sipas tij, tentimet për sabotim kanë dështuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz