back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHavolli: Kundërshtimi ndaj Lumirit ishte i orkestruar, ai fitoi sepse nuk i...

Havolli: Kundërshtimi ndaj Lumirit ishte i orkestruar, ai fitoi sepse nuk i frikësohet demokracisë

Të ngjajshme

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Sokol Havolli i LDK-së ka reaguar pasi partia e tij vendosi që të votoj kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit.

Havolli në postimin e tij në Facebook tha se kundërshtimi ndaj Abdixhikut ishte i orkestruar, transmeton lajmi.net.

“Lumiri nuk fitoi sepse ishte i pakontestueshëm, por fitoi sepse u testua, sepse nuk i frikësohet demokracisë”, tha ndër të tjera Havolli në postimin e tij.

Postimi i plotë:

KUNDËRSHTIMI NDAJ LUMIRIT ISHTE I ARTIKULUAR E I ORKESTRUAR! VOTA ISHTE E LIRË DHE E FSHEHTË.
Lumir Abdixhiku fitoi 55% të votëbesimit në Kuvendin e LDK-së.
Kjo fitore ka peshë sepse erdhi:
– pas një rezultati zgjedhor jo të mirë,
– nën presion (dhe jo vetëm presione) të hapur ndaj delegatëve dhe aktivistëve nga grupe të interesit,
– në një votim real, jo ceremonial.
VOTA E FSHEHTË ËSHTË aty ku shumëkush ka mundur të bëjë llogari të fshehta, por s’dalin ato llogari në LDK.
55% në kuti nuk është aklamacion, sepse aklamacioni është farsë. Vota e fshehtë është legjitimitet i fuqishëm.
Vota e fshehtë tregon se LDK e vendos lidershipin brenda strukturës së saj.
Mbi të gjitha, kjo dëshmon një vlerë që pak parti e kanë:
demokracinë e brendshme.
Kuvend me debat, votëbesim me rrezik, dhe vendim të lirë të delegatëve, pa ndikime nga Lumiri, pa kalkulime nga Lumiri, pa votë personale nga Lumiri.
Lumiri nuk fitoi sepse ishte i pakontestueshëm, por fitoi sepse u testua, sepse nuk i frikësohet demokracisë.

/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz