Havertz dyfishon epërsinë e Arsenalit ndaj Manchester Cityt
dp

Lexo edhePse FA ndryshoi emrin e “Charity Shield” pas 94 vjetësh?

Arsenal ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen ndaj Manchester Cityt, duke krijuar epërsi të konsiderueshme brenda gjysmëorës së parë të takimit.
Në minutën e 28-të, Kai Havertz u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-0.
Asistimi erdhi nga përforcimi i ri i Arsenalit, Christos Tzolis, i cili shërbeu saktë për gjermanin në zonë.
Më herët, kampionët e Anglisë kishin kaluar shumë shpejt në epërsi përmes Riccardo Calafiorit, i cili realizoi që në sekondat e para pas asistimit të Myles Lewis-Skelly.

Lexo edhePse FA ndryshoi emrin e “Charity Shield” pas 94 vjetësh?
Me dy gola të hershëm, skuadra e Mikel Artetës ka marrë kontrollin e ndeshjes, ndërsa Manchester City është vënë nën presion për të reaguar para përfundimit të pjesës së parë. /GazetaEpxress/