Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së Elez Blakajt, Prokurorit Special.
“Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij”, ka shkruar Thaçi.
“Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tone”.
“I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit”.

