back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHashim Thaçi dekreton në Dhomën e Posaçme gjyqtarin që ka vjedhur rrymë

Hashim Thaçi dekreton në Dhomën e Posaçme gjyqtarin që ka vjedhur rrymë

Të ngjajshme

Ndonëse i dyshuar për vjedhje të rrymës, gjyqtari Asllan Krasniqi është emëruar Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shkruan Gazeta Insajderi.

A është emëruar nga presidenti Hashim Thaçi, më 20 dhjetor 2019-të, ani pse ai ishte i ngarkuar për një vepër penale në të kaluarën.

Krasniqi, ish-anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ishte  në listën prej pesë gjyqtarëve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) i pati propozuar Presidentit të Kosovës për t’u emëruar gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Siç ka marr vesh kohë më parë Insajderi, gjyqtari i cili ka një njollë të zezë në karrierën e tij si shërbyes në sistemin juridik të shtetit – një vepër penale për vjedhje të rrymës elektrike – kishte pasur përkrahjen më të madhe për t’u përzgjedhur si gjyqtar në Dhomën e Posaçme nga Enver Peci, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Peci ka qenë pjesë e Komisionit Vlerësues për propozimin e kandidatëve për gjyqtar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Me propozimin për këtë pozitë, pas emërimi në detyrë nga presidenti Thaçi, Asllan Krasniqi do të merret me rastet pronësore milionëshe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raporton Insajderi./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz