back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHasani: Përmes konkurseve po diskriminohen të rinjtë

Hasani: Përmes konkurseve po diskriminohen të rinjtë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) sot ka mbajtur takimin e rregullt të Senatit ku ka vlerësuar se institucionet e Kosovës po i diskriminojnë të rinjtë përmes konkurseve publike për vende të ndryshme të punës që po shpallen.

Presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani është shprehur se e pothuajse çdo konkurs që shpallet nga institucionet publike dhe ato private kërkohet nga aplikuesit të kenë së paku një vit përvojë pune dhe kritere të tjera diskriminuese.

Këto kritere vlejnë si për të sapodiplomuarit, por edhe ata të rinj që nuk e kanë asnjë ditë përvojë pune.

“Të rinjtë në Kosovë ndihen të diskriminuar që në start të fillimit të karrierës se tyre profesionale, për shkak se konkurset për vende pune kërkojnë se paku një vit përvojë pune. Përderisa në anën tjetër, nuk u jepet mundësia që ta krijojnë këtë përvojë”, ka deklaruar Hasani.

Kreu i KREK-ut po ashtu kërkoi nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Ministrisë së Administratës Publike që të ndal këtë lloj diskriminimi për të rinjtë dhe konkurse publike të jenë jo diskriminuese.

“Tu jepet hapësirë të rinjve të fillojnë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale, e jo t’i vihen këto lloj bllokadash ligjore që e pamundësojnë zhvillimin dhe inkuadrimin e të rinjve në jetën publike dhe administrative në Kosovës”, ka potencuar Hasani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz