back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeHasani: Për mua është e pastër si loti se Osmani u përpoq...

Hasani: Për mua është e pastër si loti se Osmani u përpoq ta paralizonte Gjykatën Kushtetuese, t’ia humbte kuorumin

Të ngjajshme

Trump thotë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës tokën e vet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të...

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Një fëmijë 4-vjeçar, bir i një çifti turistësh me...

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet në vendet e punës

Pas paraqitjes së temperaturave të larta në vend, Inspektorati...

Lookman ndodhet në Londër, pret zhvillimet për Interin – shkruan një raport

Ademola Lookman raportohet se ka lënë Portugalin dhe është...

Zelensky thotë se Rusia po zhvendos trupat për ofensiva të reja

Zolodymyr Zelensky ka thënë se Rusia nuk po tregon...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, beson se presidentja Vjosa Osmani tentoi ta godasë Gjykatën Kushtetuese dhe ta paralizojë atë, me dërgimin e kërkesës për sqarimin e pasojave të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues dhe e tërhoqi më pas me arsyetimin se gjyqtar raportues për rastin ishte Radomir Laban, që sipas saj, përbën “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Hasani tha se Osmani abuzoi edhe me informatat e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Informatat e AKI-së nuk guxojnë të përdoren në publik, dhe unë po shoh që po i përdorin këta”, tha ai.

“Nëse ti thua që ka rrezik për sigurinë kombëtare dhe dyshohet që punon me BIA-n, dhe nuk ka procedurë penale ndaj tij, atëherë t’i po abuzon informatat që të vijnë të vijnë zyrtarisht. Me ligj ato janë të ndaluara”, tha Hasani.

Kërkesa e Osmanit e dërguar në Kushtetuese, Hasani tha se “ka qenë tërësisht fiktive”.

“Kur doli dhe reagoi u pa që ka qenë me qëllim e orkestruar për ta goditur gjykatën, për ta paralizuar, për t’ia humbur kuorumin”, tha ai.

Gjykata do ta humbte kuorumin në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të ndonjërit prej shtatë gjyqtarëve që janë tani anëtarë të Kushtetueses.

“Është e qartë për mua si loti, që krejt përpjekja është që të gjykata ta humbet kuorumin”, theksoi Hasani.

- Advertisement -

Të Fundit