BallinaLajmeHasani: Pa nënkryetarin serb, kuvendi s’është i konstituuar

Hasani: Pa nënkryetarin serb, kuvendi s’është i konstituuar

Të ngjajshme

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar...

Selin na thotë mirëmëngjesi me një pamje përrallore, nuk është Gimbo

Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”-së, Selin Bollati,...

Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë

Mbi dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet...

Publikohet fotografia e viktimës së vet aksidentit në Dollc të Klinës  

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Kuvendi i Kosovës, mbeti pa nënkryetarin që vjen nga komuniteti serb.

Pavarësisht kësaj, kryekuvendari Dimal Basha, i mbylli punimet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Por, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se Kuvendi i Kosovës, nuk konstituohet pa zgjedhjen e e të gjithë nënkryetarëve.

“Tërë procedura e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Që nga ndërrimi rendit të ditës e deri te hedhja shortit dhe pamundësia e kandidimit të kandidatit serb nga shumica e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani për Tëvë1.

Se seanca konstituive ende nuk konsiderohet e mbyllur, e thonë edhe monitoruesit e punimve të Kuvendit.

“Konstatimet (lexo: “shpikjet”) e fundit të Kryetarit nuk kanë asnjë vlerë juridike. I tërë ky non-sens politik tashmë mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata – qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve”, tha hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli.

Por, nga LVV, thonë se pika e katërt e rendit të ditës, tashmë është konsumuar.

Ndryshe, edhe PDK e LDK pas përfundimit të seancës, janë shprehur se Kuvendi i Kosovës, ende nuk është konstituuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz